BLG Solutions Shpk (NUIS M56902004G) · Ligji nr. 124/2024 · updated 15.09.2026
1. Kush jemi / Who we are
SQ: Mirapri është një aplikacion që hoteli juaj përdor për t'ju ofruar shërbime, ofruar nga BLG Solutions Shpk, Shkodër. Hoteli është kontrolluesi i të dhënave; ne veprojmë si përpunues në emër të tij.
EN: Mirapri is an app your hotel uses to offer you services, provided by BLG Solutions Shpk, Shkodër. The hotel is the data controller; we act as processor on its behalf.
2. Çfarë mbledhim / What we collect
SQ: Numri i dhomës dhe emri (nëse jepet); porositë dhe kërkesat për shërbime; kontakt (nëse e jepni vullnetarisht); të dhëna teknike bazë për funksionim.
EN: Room number and name (if provided); orders and service requests; contact details (if given voluntarily); basic technical data for functionality.
3. Pse i përdorim / Why we use them
SQ: Vetëm për t'ju ofruar shërbimet e hotelit që kërkoni dhe për t'i dërguar porositë te stafi. Nuk i shesim dhe nuk i përdorim për reklama.
EN: Only to provide the hotel services you request and to route orders to staff. We do not sell them or use them for advertising.
4. Ku ruhen / Where stored
SQ: Te ofrues të certifikuar brenda Bashkimit Evropian (Neon — Frankfurt, Gjermani; Railway — Amsterdam, Holandë). Nuk transferohen jashtë BE-së.
EN: With certified providers within the European Union (Neon — Frankfurt, Germany; Railway — Amsterdam, Netherlands). Not transferred outside the EU.
5. Sa kohë / How long
SQ: Vetëm sa është e nevojshme për shërbimin dhe sa lejon marrëveshja me hotelin. Pastaj fshihen ose anonimizohen.
EN: Only as long as needed for the service and as the hotel agreement allows. Then deleted or anonymised.
6. Të drejtat tuaja / Your rights
SQ: Sipas Ligjit 124/2024: qasje, korrigjim, fshirje, kufizim, kundërshtim. Kontaktoni hotelin ose [email protected]. Keni të drejtën e ankesës te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
EN: Under Law 124/2024: access, rectification, erasure, restriction, objection. Contact the hotel or [email protected]. You may also complain to the Commissioner for the Right to Information and Protection of Personal Data.
7. Kontakt / Contact
BLG Solutions Shpk · Rr. Pashko Vasa, Shkodër 3, Shqipëri · [email protected] · mirapri.app
8. Hotelet-klientë dhe pagesat / Hotel customers and payments
SQ: Për hotelet që abonohen në Mirapri, BLG Solutions Shpk është kontrollues i të dhënave të llogarisë: emri i biznesit, personi i kontaktit, email, telefon/WhatsApp, të dhënat e hyrjes (fjalëkalimi ruhet vetëm si hash), përmbajtja e aplikacionit dhe statusi i abonimit. I përdorim për të ofruar shërbimin, për faturim, mbështetje dhe njoftime për llogarinë. Ruhen sa zgjat marrëdhënia kontraktuale dhe deri në 5 vjet pas saj për detyrime kontabël.
EN: For hotels that subscribe to Mirapri, BLG Solutions Shpk is the data controller for account data: business name, contact person, email, phone/WhatsApp, login credentials (passwords are stored only as a hash), app content and subscription status. We use it to provide the service, for billing, support and account notices. It is kept for the duration of the contract and up to 5 years afterwards for accounting obligations.
SQ: Pagesat me kartë përpunohen nga Paddle (Paddle.com Market Ltd, Londër / Paddle.com Inc., SHBA) si Merchant of Record dhe kontrollues i pavarur i të dhënave të pagesës. Ne nuk marrim dhe nuk ruajmë numrin e kartës; nga Paddle marrim vetëm identifikuesit e transaksionit, statusin e abonimit, shumën dhe emailin e faturimit. Politika e privatësisë e Paddle: paddle.com/legal/privacy.
EN: Card payments are processed by Paddle (Paddle.com Market Ltd, London / Paddle.com Inc., USA) as Merchant of Record and independent controller of payment data. We do not receive or store card numbers; from Paddle we receive only transaction identifiers, subscription status, amount and billing email. Paddle's privacy policy: paddle.com/legal/privacy.
9. Faqja mirapri.app: analitika dhe ruajtja në pajisje / The mirapri.app website: analytics and storage
SQ: Kjo pjesë ka të bëjë me vetë faqen mirapri.app, jo me aplikacionin e mysafirëve. Nuk përdorim cookies dhe nuk kemi Google Analytics, Meta Pixel apo ndonjë rrjet reklamash. Numërojmë vizitat vetë, me një sistem timin.
EN: This section is about the mirapri.app website itself, not the guest app. We use no cookies and no Google Analytics, Meta Pixel or any advertising network. Visits are counted by our own system.
SQ: Me pëlqimin tuaj ruajmë në shfletuesin tuaj (localStorage) një identifikues të rastësishëm — një numër pa lidhje me emrin apo pajisjen tuaj — dhe, nëse keni ardhur nga një reklamë, etiketat e saj. Bashkë me të regjistrojmë: faqen e hapur, shtetin (kodi me dy shkronja nga Cloudflare, pa adresë IP), llojin e pajisjes (telefon/tablet/kompjuter) dhe faqen nga e cila erdhët. Adresën IP nuk e ruajmë fare.
EN: With your consent we store in your browser (localStorage) a random identifier — a number unconnected to your name or device — and, if you arrived from an advert, its campaign tags. Alongside it we record: the page opened, the country (a two-letter code from Cloudflare, without any IP address), the device type (phone/tablet/computer) and the page you came from. We never store your IP address.
SQ: Baza ligjore — pëlqimi. Derisa të përgjigjeni në banerin në fund të faqes, nuk shkruhet asgjë dhe nuk dërgohet asgjë. «Refuzo» do të thotë refuzim i vërtetë: fshijmë çdo gjë të ruajtur më parë dhe nuk numërojmë më. Pëlqimin mund ta tërhiqni në çdo moment duke fshirë të dhënat e faqes në shfletuesin tuaj; baneri do të shfaqet sërish. Vetëm vetë përgjigjja juaj ruhet pa pëlqim — përndryshe baneri do të dilte pafundësisht.
EN: Legal basis — consent. Until you answer the banner at the bottom of the page, nothing is written and nothing is sent. "Decline" means a real refusal: anything stored earlier is deleted and nothing is counted. You can withdraw consent at any time by clearing site data in your browser; the banner will appear again. Only your answer itself is stored without consent — otherwise the banner would reappear forever.
SQ: Të dhënat e vizitave ruhen te Neon (Frankfurt, Gjermani) dhe përdoren vetëm nga ne, për të kuptuar cilat faqe janë të dobishme. Nuk i shesim, nuk i ndajmë me reklamues dhe nuk i përdorim për të ju profilizuar. Ruhen deri në 24 muaj, pastaj fshihen.
EN: Visit data is stored with Neon (Frankfurt, Germany) and used only by us, to understand which pages are useful. We do not sell it, do not share it with advertisers and do not use it to profile you. It is kept for up to 24 months and then deleted.
SQ: Pavarësisht pëlqimit, shfletuesi juaj ruan gjuhën që keni zgjedhur për faqen, dhe — vetëm nëse nisni vetë një pamje paraprake të aplikacionit — një identifikues sesioni për ta treguar atë pamje. Të dyja janë teknikisht të nevojshme për funksionin që keni kërkuar dhe nuk përdoren për analitikë.
EN: Regardless of consent, your browser stores the site language you selected and — only if you yourself start a preview of the app — a session identifier used to show you that preview. Both are technically necessary for the function you asked for and are not used for analytics.